- Gazetari: Çështja e Ervis Martinajt, kulmi i përplasjeve mes Gledis Nanos dhe Ramës
Gazetari Poli Hoxha thotë që konfliktet mes ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, kanë nisur para 2-3 muajve.
Në një intervistë për ‘Euronews Albania”, Hoxha u shpreh se përplasja mes tyre, kulmoi me ngjarjet e fundit kriminale, që kishin lidhje me të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj.
Lexoni për më shumë: Gazetari: Çështja e Ervis Martinajt, kulmi i përplasjeve mes Gledis Nanos dhe Ramës
- ‘Rama i kërkoi dorëheqjen’, Rusta: Nano u shkarkua se shkeli interesat e politikës
Gazetari Arsen Rusta thotë se shkarkimi i Gledis Nanos erdhi tri ditë pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ku i është kërkuar dorëheqja.
Në një intervistë për Euronews Albania, Rusta tha se Gledis Nano e kishte refuzuar dorëheqjen, ndërsa median që sipas tij e kishte sulmuar drejtorin e policisë duke e bërë fakt të kryer dorëheqjen që nuk kishte ndodhur në asnjë moment.
Sipas Rustës shkarkimi i Nanos nuk ka të bëjë me bilancet, por është pasojë e përplasjes së ish-kreut të policisë me politikën.
Lexoni për më shumë: ‘Rama i kërkoi dorëheqjen’, Rusta: Nano u shkarkua se shkeli interesat e politikës
- Hoxha: Gledis Nano nuk u bë ‘ushtari’ i Edi Ramës
Për gazetarin Poli Hioxha, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano nuk iu bind kryeministrit Edi Rama, ashtu sikurse ky i fundit është mësuar me vartësit e tij.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hoxha u shpreh se Gledis Nanos iu ngushtua rrethi profesionalisht dhe shtoi se priste dorëheqje nga ana e tij.
Lexoni për më shumë: Hoxha: Gledis Nano nuk u bë ‘ushtari’ i Edi Ramës
- ‘Për Angli me 9 mijë € borxh’, emigranti: S’i fitoj në Has 100 paund për 8 orë punë
I dërguari i Euronews Albania në Kale të Francës, qyteti bregdetar nga nisen ilegalisht emigrantët shqiptarë me gomone për në Angli ka zhvilluar një bisedë me një prej të rinjve nga Hasi që tashmë ka kaluar ngushticën e Doverit.
Emigranti shqiptar që nuk dëshiron të identifikohet, tregon për gazetarin Xhensil Shkëmbi arsyet që e çuan drejt kësaj rruge.
Ai thotë se kishte paguar 9 mijë euro për të kaluar nga Franca në Dover, të cilat i kishte marrë borxh.
Lexoni për më shumë: ‘Për Angli me 9 mijë € borxh’, emigranti: S’i fitoj në Has 100 paund për 8 orë punë
- ‘Po më kthyen do tentoj sërish’, thirrja e emigrantit shqiptar në Angli për shtetin
Një i ri nga Hasi që ka emigruar me gomone në Angli thotë se ka paguar 9 mijë euro të cilat i ka marrë borxh për të kaluar me gomone nga Franca në Dover.
Në një intervistë për gazetarin Xhensil Shkëmbi, emigranti shqiptar nga Hasi që nuk dëshiron të identifikohet, tregon se nuk është penduar për rrugën që ka marrë, siç thotë i detyruar nga kushtet ekonomike, madje shton se nëse policia e kthen në Shqipëro do tentojë sërish të largohet.
Ai i bën thirrje shtetit shqiptar që të krijojë kushtet për të rinjtë që të mos marrin rrugët e botës dhe të jetojnë larg njerëzve të tyre, gjë që siç thotë askush nuk e dëshiron.
Lexoni për më shumë: ‘Po më kthyen do tentoj sërish’, thirrja e emigrantit shqiptar në Angli për shtetin