Përse SHBA pezulloi vizat me Shqipërinë por jo me Serbinë? E sqaron Vokshi

14 Janar 2026 | 21:35

Analisti, Indrit Vokshi i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me vendimin e DASH për pezullimin e vizave të emigrantëve për 75 vende mes të cilave edhe Shqipërisë. Vokshi ka sqaruar së përse në këtë listë nuk është përfshirë edhe Serbia.

Ai thekson se Serbia nuk ishte pjesë e listës së vendeve ku shtetasit përfitonin nga asistenca sociale në SHBA. Vokshi shton se vendet e pezulluara sot nga vizat janë pak a shumë të njëjtat me vendet që u publikuan më 4 janar lidhur me ndihmat që merrnin duke përfshirë edhe shqiptarët.

“Qytetarët shqiptarë këtu nuk e di sesa i prek. Më datë 4 janar u publikua se 41% e shqiptarëve të Shqipërisë dhe 46% të shqiptarëve të Kosovës janë në asistencë socialë, diçka që i parapriu kësaj. Po të lexosh vendet e asistencës sociale janë pak a shumë me këto që dolën sot.

Është një politikë lineare. Ne nuk kemi një emigracion masiv drejt SHBA e kemi patur këtu në Evropë por ajo është politika ekskluzive e Donald Trump që dëmton ata që kanë ndërtuar projektin në kokën e tyre se do të shkojnë në SHBA dhe do të marrin vizë punë, emigracioni. Patjetër i dëmton.

Për rastin e Serbisë, kontrollova listën e vendeve të ndihmës sociale dhe Serbia nuk ishte në atë listë. Duke bërë një lidhje, do të thotë se shtetasit serbë nuk futen te ata që jetojnë me asistencë,” tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026