Persona të armatosur sulmojnë 1 treg në Nigeri, rrëmbejnë gra e fëmijë, 21 të vrarë
Persona të armatosur vranë sot 21 persona dhe rrëmbyen një numër të panjohur prej tyre në Kaduna, një shtet veriperëndimor i federatës së Nigerisë.
Sulmuesit qëlluan rastësisht mbi njerëzit në tregun e fshatit Madaka dhe më pas rrëmbyen një numër të panjohur grash dhe fëmijësh, raporton Reuters.
“Ata nuk u ndalën këtu, ata vazhduan të digjnin dyqane dhe automjete, si dhe një klinikë aty pranë”, tha një dëshmitar okular.
Sulmi vjen pas një rrëmbimi masiv këtë muaj kur persona të armatosur me motoçikleta rrëmbyen më shumë se 280 nxënës të shkollës në qytetin Kuriga.
Qindra njerëz janë rrëmbyer vitet e fundit në Nigeri, veçanërisht në veri-perëndim të vendit, dhe grupet që kryejnë rrëmbimet në veri-perëndim janë të ndara nga grupi militant islamik Boko Haram në veri-lindje të Nigerisë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)