Persona të armatosur vranë shtatë persona në një pishinë publike në Meksikë
Të paktën shtatë persona, përfshirë një fëmijë, u vranë kur persona të armatosur hapën zjarr në një pishinë publike në qytetin e Cortazar, në shtetin qendror meksikan të Guanajuato, thanë autoritetet lokale.
Kur forcat lokale të sigurisë mbërritën në vendngjarje, ata gjetën kufomat e shtatë personave, duke përfshirë një fëmijë nën moshën shtatë vjeç, dhe shumë gëzhoja, raporton CNN.
Një tjetër person ka mbetur i plagosur rëndë nga sulmi dhe është dërguar në spital.
Ushtria dhe policia meksikane janë në kërkim të sulmuesve, ndërsa motivi i sulmit nuk dihet ende.
Një nga dëshmitarët okularë tha se sulmuesit e armatosur hapën zjarr në pishinë të shtunën pasdite, dhe më pas dëmtuan kamerat e sigurisë dhe monitorin para se të largoheshin, raporton CNN.
Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë njerëz me rroba banje duke bërtitur dhe duke përqafuar fëmijët e tyre.
Guanajuato është rajoni kryesor bujqësor në Meksikë dhe fabrikat e shumë prej prodhuesve kryesorë të makinave në botë ndodhen aty.
LEXONI GJITHASHTU:
- 37 viktima nga zjarri në zyrën e emigracionit të Meksikës
- Arrestohet djali i El Chapo, kaos dhe dhunë në Meksikë
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet