Personi i fundit që shoqëroi Ervis Martinaj, lirohet nga burgu Jeton Lami

24 Nëntor 2023 | 12:37

Ish-oficeri i Operacionales Jeton Lami, ka lënë qelin të dielën pasi ka përfunduar dënimin. Ai akuzohej për “Shpërdorim detyre” pasi, shoqeronte Ervis Martinajn ndërkohë që ky i fundit ishte në kërkim.

Lami u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” me 2 vite e 10 muaj burg.

Më 5 gusht të vitit 2022, Jeton Lami drejtonte një automjet Audi-A8 me targa të huaja dhe ka shoqëruar të shumëkërkuarin nga Tirana në drejtim të një hoteli në Durrës.

Sipas deklarimeve të dhëna, para zhdukjes Lami tha se Ervis Martinaj përdorte për të komunikuar aplikacionin Telegram, por ishte përdorues edhe i profilit ‘King Simba’ në rrjetin social Instagram, me foto profili luanin e tij.

Sipas hetimeve specialisti i policisë Jeton Lami, ishte njeriu i fundit që ka shoqëruar të kërkuarin Ervis Martinaj, medis datave 5 dhe 6 gusht të vitit 2022. Deklarimet e tij duket se nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor që të vërtetojë atë se çfarë mund të ketë ndodhur me të shumëkërkuarin Martinaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026