Përveç kolegjit turk mbyllet dhe kopshti “Zubeyde Hanim”, shqetësohen prindërit
Përveç kolegjit turk “Mehmet Akif”, Ministria e Arsimit ka mbyllur edhe kopshtin ‘Zubeyde Hanim”.
Prindërit të shqetësuar në emisionin “Sot” në Euronews Albania u shprehën se kopshti është mbyllur pa asnjë arsye .
Ata theksuan se nuk kanë parë asnjë problematikë në kopsht ndërsa shtojnë se u duket e kot arsyeja e mbylljes.
Më tej ata treguan se kanë zhvilluar dhe një takim me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, por që janë zhgënjyer.
“Mësimi do filloj deri sa të merret një vendim i formës së prerë nga isntitucionet ligjizbatuese.”- tha Vanina Çala.
“Na ka ardhur papritur një vendim se kopshti do të mbyllet. Unë me vendimin jam njohur sot. Kam shkuar direkt te Ministria e Arsimit për të marrë sqarim. Arritëm që 5 persona të futeshim brenda. Është një shqetësim shumë i madh. U takuam me Alçi Kushi, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë që shfaqet si nënshkruesi i këtij akti për të mbyllur këtë institucion. Ne nuk kishim asnjë problematikë ndaj kopshtit”- tregoi Ilir Gashi.
“Ne na ka ardhur vendimi të mërkurën. Institucionet nuk kanë paraqitu asnjë problem. Rasti i kopshtit është ndryshe nga kolegji.
Ishin ca sqarime që nuk kishin bazë. Nuk e di se si i japin këto vendime që ne si prindër nuk kemi asnjë lloj problemi. Ne mbi të gjitha shikojmë arsimin, trajnimin e mësuesve që është aty. Jemi shumë të shqetësuar se si pritëm sot. Zhgënjim total”- nënvizoi ndër të tjera Vehipe Laçi.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit