Përzgjedhja e anëtarëve të KLGJ dhe KLP, Bardhi: Synoni kapjen e institucioneve

13 Qershor 2024 | 18:01

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, debatoi me përfaqësues të mazhorancës, në nënkomisionin “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e Avokatëve”.

Bardhi e cilësoi procesin të deformuar dhe me ndërhyrje të fortë politike.

“Keni deformuar procesin. Është ndërhyrë politikisht në proces nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit. Nuk mund të japim konsensus për një proces të deformuar. Më thoni një rast kur keni dalë kundër raportit të Sekretarit  të Përgjithshëm. Asnjë rast, sepse ju e përdorni politikisht atë. Ne konsensusin e japim vetëm mbi kushtetutë. Në qoftë se ju keni përcaktuar kush do të jetë kryetar i KLGJ apo kryetar i KLP, ky është problem i juaj dhe ndërhyrje e juaja. Ne jemi me kushtetutën dhe s’mund të pranojmë këtë ndërhyrje”, mësohet të jetë shprehur Bardhi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Itali gazetari sportiv Luca Esposito, trupi i tij gjendet i djegur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin mediatik dhe sportiv në Itali. Gazetari sportiv Luigi Esposito, i njohur me emrin Luca, është gjetur i pajetë...
18:07 | 19/07/2026

Aksident i rëndë në Çermë-Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë

Një 39-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në aksin Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë Shkumbin. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete,...
17:45 | 19/07/2026

Dalin pamjet e aksidentit të ambulancës në Greqi, momenti kur përmbyset pas përplasjes

Mediat greke kanë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë rrugor në Hania të Kretës, ku një ambulancë u përplas me një automjet vetëm pak metra...
17:14 | 19/07/2026