PES ‘refuzon’ Metën? Braimllari: Nuk kemi bërë kërkesë për të marrë pjesë në Kongres
Sekretari Organzativ në Partinë e Lirisë, Endrit Braimllari thotë se lajmi që qarkulloi në media, për faktin se kreut të kësaj force politike Ilir Meta, i është ndaluar pjesëmarrja në Kongresin e Partive Socialiste Evropiane, është i sponsorizuar dhe i pavërtetë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Braimllari u shpreh se Partia e Lirisë nuk ka bërë kërkesë për të marrë pjesë në këtë Kongres.
“Ka pasur një komunikim përmes Facebook-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, që ky është një fake news, nuk është lajm i vërtetë, është i rremë. Është bërë me një adresë e cila nuk ekziston dhe nuk përdoret nga Monika Kryemadhi.
Është lajm i sponsorizuar, nuk ka asnjë kërkesë të Partisë së Lirisë për të marrë pjesë në këtë takim. Nuk kemi qenë kurrë në dijeni të një takimi të tillë, ndaj jemi habitur dhe çuditur nga mënyra sesi është shpërndarë lajmi në këtë mënyrë”, theksoi ai.
Partia e Lirisë nënvizon se e-mail që pretendohet se ka ardhur përgjigja nga partia europiane, “nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën [email protected], në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston: [email protected]”.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta