Pesë aktiviste iraniane dënohen me 20 vjet burgim

13 Gusht 2024 | 13:47

Pesë aktiviste iraniane për të drejtat e grave janë dënuar në total me më shumë se 20 vjet burgim.

Në lajmine  publikuar nga Radio Europa e Lirëe thuhet se Nina Golestani, Anahita Hejazi, Anahita Dostdar, Rosita Rajaei, dhe Nagin Adalatkhah ishin arrestuar në qytetin verior të Rashtit në nëntor të vitit të kaluar, së bashku me disa aktiviste të tjera.

Ato u dënuan me nga tre vjet e gjashtë muaj burgim secila për “tubim dhe komplot” dhe shtatë muaj e 16 ditë burgim secila për “propagandë kundër regjimit”.

Rasht ka përjetuar protesta masive gjatë demonstratave “Grua, Jetë, Liri”. Këto demonstrata u organizuar pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit në shtator të vitit 2022. Amini ishte arrestuar nën dyshimet se nuk kishte vendosur siç duhet shaminë e kokës.

Vdekja e saj nxiti një valë të madhe të protestave, që mbërthyen të gjithë Iranin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

Në Hagë ndodhen dy gjykata të mëdha ndërkombëtare që shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën. Nga njëra anë është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e Kombeve të...
19:47 | 16/07/2026

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
19:13 | 16/07/2026

Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare

Policia australiane ka shpallur një epokë të re të krimit të organizuar, pasi vrasësit përdorën një dron për të filmuar një ekzekutim mafioz në Sidnej...
19:08 | 16/07/2026