Pesë serbë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin me Kosovën, mes tyre një ish-ushtarak

28 Dhjetor 2025 | 14:00

Pesë persona të nacionalitetit serbë kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin dhe janë ndalur nga Policia e Kosovës.

KosovaPress ka mësuar nga burime të veta brenda Policisë se rasti ka ndodhur në zonën e Kamenicës.

Sipas të njëjtit burim, bëhet e ditur se pas verifikimeve të bëra, ka rezultuar se së paku njëri prej tyre është ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura të Serbisë.

“I njëjti dyshohet se mbështetë informacionet për planet e Serbisë për të cenuar këtë proces zgjedhor”, ka thënë burimi.

KosovaPress ka siguruar edhe inicialet e personave të ndaluar e që janë: S.R (1981), M.S (1986), S.Z (1995), V.K (1989) dhe D.Z (2002).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026