Peshkaqeni i virgjër sjell në jetë ‘foshnjën mrekulli’ në një akuarium vetëm për femra  

3 Shtator 2021 | 10:11

Kjo ngjarje e rrallë ka ndodhur në Akuariumin Cala Gonone në Sardenja të Italisë. Pasardhësja është lindur nga një nënë që ka shpenzuar dekadën e fundit në një akuarium pa asnjë peshkaqen mashkull.

Shkencëtarët e quajtën peshkaqeni i ri Ispera, që do të thotë Shpresë në dialektin e Sardenjës.

Lindjet e virgjëra tek kafshët

Kjo ngjarje e rrallë mendohet të ketë ndodhur si pasojë e partenogjenezës – që në gjuhën greke do të thotë tekstualisht “Lindje e Virgjër” – një model riprodhimi aseksual që nuk ka nevojë për spermë për të fertilizuar vezën.

Partenogjeneza mund të shihet në disa specie të reptilëve, peshqve madje edhe zogjve që normalisht riprodhohen seksualisht por rastet më të shumta të këtyre “mrekullive” kanë tendencën të ndodhin në popullsi me dendësi të ulët, ku femrat kanë një probabilitet shumë të ulët të takojnë partnerë.

Një karakteristikë e përbashkët e këtij lloj riprodhimi është fakti që veza fertilizohet nga një qelizë tjetër veze e cila nuk është pjekur ende dhe që në fakt sillet si një e kundërt polare, pothuajse si një spermë.

Sidoqoftë, meqenëse embrioni i ri përbëhet nga të njëjtat sekuenca gjenetike, pasardhësi është gjithnjë femër, pasi nuk ka asnjë kromozom Y gjatë ngjizjes. Dhe meqenëse nuk ka asnjë varietet gjenetik, pasardhësi është praktikisht kloni i së ëmës.

Edhe pse partenogjeneza mund të jetë përgjigja e natyrës kundër probabilitetit të ulët për t’u çiftëzuar, në përgjithësi ky është një fenomen i përhapur si pasojë e ndikimit të ndryshimeve klimaterike dhe praktikave ekstreme të peshkimit mbi popullsinë e kafshëve, që i detyron ato të vetë-riprodhohen.

Sidoqoftë, edhe pse kjo mund të tingëllojë si zgjidhje, nuk është diçka që mund të prodhojë rezultate afatgjata pasi është një ngjarje shumë e rrallë, nuk mund të zëvendësojë lindjet natyrale dhe pasardhësit në të shumtën e rasteve janë më të dobët në shëndet se nënat e tyre.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026