Peshkëpia po shuhet, nga 800 banorë kanë mbetur vetëm 30

31 Maj 2026 | 12:37

Vetëm 15 kilometra larg qytetit të Pogradecit, fshati Peshkëpi po përjeton vitet më të vështira të ekzistencës së tij.

Dikur me rreth 800 banorë, sot në këtë fshat në rrëzë të Malit të Thatë jetojnë vetëm 30 banorë. Shumica janë larguar drejt emigracionit, ndërsa të tjerë janë vendosur në zonat urbane të vendit.

Mungesa e një rruge të aksesueshme ka lënë fshatin në mëshirë të fatit, duke ndikuar drejtpërdrejt në braktisjen e tij. Sot, në shkollën e fshatit mëson vetëm një nxënës.

“Ka pasur 700-800 banorë me pare, tani 38-40 veta jemi. Rruga shumë e keqe, po të jetë rruga, 15 min bëhet. Bënë sikur donin ta bënin për tu tallur. Me vjen keq se prodhon çdo gjë, kushdo që vjen e veza e pulës dallon. Po u bë rruga, shpresa është. Vijnë punojnë tokat”, thotë një banor.

Një fshat që natyra e ka bekuar me kushte të favorshme për bujqësinë dhe blegtorinë, sot po përballet me mungesën e elementit më të rëndësishëm, njerëzve.

Për banorët e mbetur, shpresat që Peshkëpia të rimarrë gjallërinë e dikurshme janë gjithnjë e më të pakta. Ata thonë se mungesa e rrugës ka sjellë largimin e banorëve vit pas viti, pavarësisht potencialit që ka zona për blegtori dhe bujqësi.

Sipas tyre, vetëm ndërtimi i një rruge funksionale mund të krijojë mundësi për rikthimin e jetës në këtë fshat të njohur, që dikur numëronte qindra banorë dhe ishte një nga qendrat më aktive të zonës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës, arrestohet 38-vjeçari me minë me telekomandë (EMRI)

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në Vaun e Dejës, duke arrestuar një 38-vjeçar që transportonte një minë me telekomandë, ndërsa...
14:41 | 05/07/2026

Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre

Një person është plagosur këtë të diel në lagjen nr. 1 të Korçës, pas një konflikti të ndodhur mes dy shtetasve. Sipas informacioneve paraprake, njëri...
13:41 | 05/07/2026

19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele pranë Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një 19-vjeçar ka rrezikuar të mbytet në...
13:28 | 05/07/2026