Peskov: Pjesëmarrja evropiane në negociatat e Ukrainës nuk është shenjë e mirë
Kremlini tha të martën se pjesëmarrja evropiane në negociatat e vazhdueshme mbi planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën nuk është një shenjë e mirë. Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov shtoi se Moska nuk është informuar për rezultatet e bisedimeve të fundit në Berlin.
“Pjesëmarrja e evropianëve, në aspektin e mundësisë së pranimit të marrëveshjes nga Moska nuk është një shenjë e mirë”, tha Peskov.
Ai tha se Rusia duhet së pari të informohet për negociatat e fundit midis ukrainasve dhe amerikanëve përpara se të organizojë një takim të ri për këtë çështje. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy të hënën përshëndeti “progresin” e arritur në negociata, pas takimeve që pati në Berlin me të dërguarit e SHBA-së Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Evropianët, aleatë të Kievit, po promovojnë një propozim paralel në lidhje me vendosjen e një force shumëkombëshe në Ukrainë, garanci të ngjashme me ato të Nenit 5 të traktatit të NATO-s dhe formimin e një ushtrie ukrainase prej 800,000 burrash. Këto propozime konsiderohen të papranueshme nga Moska, e cila i ka refuzuar ato në të kaluarën.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksident me pasojë vdekje në aksin Tapizë–Fushë Krujë, 19 vjeçari përplas këmbësorin
- Kosovë: Vendosen masa mbrojtëse për produktet e naftës që përdoren për transport
E njohur për rolin e saj në “Home Alone”, ndërron jetë në moshën 81-vjeçare aktorja Brenda Fricker
Çfarë është ciklosporiaza, sëmundja që ka shpërthyer në SHBA
U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 16:13 E njohur për rolin e saj në “Home Alone”, ndërron jetë në moshën 81-vjeçare aktorja Brenda Fricker
- 16:07 Çfarë është ciklosporiaza, sëmundja që ka shpërthyer në SHBA
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite