Petkoviç: Kosova ka refuzuar ftesën për dialog mes kryenegociatorëve

6 Nëntor 2023 | 19:16

Kryenegociatiori i Serbisë në dialog me Kosovën, Petar Petkoviç tha se Kosova e ka refuzuar ftesën për dialog ndërmjet negociatorëve kryesorë në nivel teknik, i cili sipas tij duhej të mbahej nesër në Bruksel.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha gjithashtu se një raund i ri i dialogut është dashur të mbahet në Bruksel më 6 ose 7 nëntor, por se pala kosovare nuk ka pranuar.

Petkoviç tha se më 30 tetor, i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, i dërgoi një email Prishtinës dhe Beogradit për një raund të ri të dialogut që duhej të zhvillohej nesër, më 7 nëntor.

“Beogradi i është përgjigjur menjëherë asaj ftese me email më 2 nëntor dhe po ashtu ka deklaruar se delegacioni ynë do të vijë në Bruksel për bisedime. Mirëpo, Prishtina dhe negociatori i saj Besnik Bislimi thjesht e refuzuan atë ftesë, prandaj më 3 nëntor u njoftuam nga BE-ja se takimi i nesërm në Bruksel thjesht u anulua”, tha Petkoviç për Tanjug.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026