Petkoviç mbledh serbët e Veriut: Vendimi i Prishtinës, i papranueshëm
Drejtori serb i Zyrës për Kosovën Petar Petkoviç, ka pritur sot në takim në Rashkë përfaqësuesit politikë të serbëve nga veriu i Kosovës.
Petkoviç theksoi se ka ardhur për të diskutuar për situatën “jashtëzakonisht komplekse në Kosovë”, pas vendimit të Prishtinës zyrtare për reciprocitetin për targat dhe letërnjoftimet serbe duke nisur nga 1 gushti.
Petkoviç theksoi se është e papranueshme që Beogradi të lëshojë dokumente për hyrje-dalje, përkatësisht heqjen e letërnjoftimeve dhe targat serbe. Ai ka theksuar se serbët në Kosovë kanë mbështetjen e plotë të Serbisë.
“Ajo që po bën Albin Kurti është drejtpërdrejt kundër popullit serb në Kosovë dhe synon të dëbojë popullin serb dhe institucionet serbe nga Kosova”, tha Petkoviç.
Ai ka theksuar se mesazhin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq ua ka përcjellë përfaqësuesve të serbëve nga Kosova, të cilëve u ka kërkuar që ta ruajnë paqen dhe të mos bien në “provokimet” e Prishtinës.
Ai po ashtu ka theksuar se nga të gjithë përfaqësuesit e serbëve në takim ka dëgjuar pa mëdyshje kërkesën e tyre për formimin e Unionit të Komunave Serbe.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq