Petkoviç: Një hap larg konfliktit për shkak të Prishtinës, Kurti i rrezikshëm

1 Gusht 2022 | 16:46

Drejtori serb i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç deklaroi se Veriu ishte një hap larg konfliktit dhe sipas tij, kjo për shkak të Prishtinës dhe jo të Beogradit.

Në një deklaratë për mediat, Petkoviç u shpreh se fajtor për këtë situatë është Albin Kurti teksa tha se ai është i rrezikshëm, shkruan RTS.

“Kjo tregon se sa i rrezikshëm është ai, por edhe se kërcënimi ndaj serbëve në veri të Kosovës dhe Metohisë nuk ndalet”, u shpreh Petkoviç.

Ai shtoi se Beogradi nuk kërkon konflikt, pasi presidenti Aleksandër Vuçiç ka përmendur fjalën paqe në fjalimet e tij.

Më 31 korrik, serbët në Kosovë vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të vendimit të qeverisë për targat dhe dokumentet serbe.

Qeveria e Kosovës tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
18:16 | 22/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026

Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet...
11:20 | 22/07/2026