Petrit Vasili akuzon kryeministrin se ka përdorur politikisht pandeminë

17 Qershor 2020 | 12:10

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një deklaratë për media nga selia e LSI akuzoi kryeministrin për keqmenaxhim të situatës së pandemisë duke refuzuar të bëjë testime masive çka sipas tij solli përkeqësimin e situatës në vend të sillte përmirësim të saj.

Kjo strategji e gabuar sipas tij solli fundosjen e ekonomisë së vendit.

“Sot Shqipëria ka 4 herë më shumë raste të reja se sa në momentin e pikut, të gjitha vendet më të prekura, që nga Italia në momentin e hapjes rastet filluan të uleshin, në Shqipëri ndodh e kundërta.

Mungesa e testimeve dhe aktivizimi i mjekëve të familjes në terren u bënë me qëllimin e lig për të fshehur shifrat.

Sot 47 për qind e bizneseve janë mbyllur, 42 për qind vazhduan punë pjesërisht dhe 32 për qind e tyre kanë shkurtuar personelin. Të lumtur qenë vetëm oligarkët që i morën rregullisht pagesat e tyre edhe përmes eurobondit. Shqiptarët, dhe më fatlumët, kanë marrë 400 mijë lekë te vjetra për 4 muaj”, tha ai.

Sipas z. Vasili, kryeministri është bërë i pabesueshëm përpara shqiptarëve, pasi mohoi edhe paketën e tretë ekonomike që premtoi se do të lëvronte që në maj, ndaj e ka humbur të drejtën të qeverisë shqiptarët

“Ora e Edi Ramës ka mbaruar. Shqiptarët janë të detyruar ta refuzojnë dhe të mos pranojnë më asnjë urdhër prej tij”, tha nënkryetari i LSI.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026