Petrit Vasili: Reforma zgjedhore nuk prodhon asnjë ndryshim pa vullnet politik
Reforma zgjedhore nuk mjafton që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, sipas nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasil.
Ai thotë se vetëm vullneti politik mund të garantojë zgjedhje të rregullta.
“Nëse ka vullnet politik për zgjedhje të lira, bëhen. Nëse jo, bëjnë sikur bëjnë ndryshime” u shpreh Petrit Vasili.
Por si formësohet vullneti politik?
Sipas nënkryetarit të LSI-së, nëse ligji nuk zbatohet, atëherë vetëm presioni popullor mund të bëjë të mundur formësimin e vullnetit politik.
Gjithsesi reforma zgjedhore do e kishte një funksion, sipas z. Vasili, që është sistemi proporcional zgjedhor, i cili do të mundësonte një ndryshim në raportin numër votash-mandate, ku mandatet të llogariten në bazë të numrit të votave.
“Qytetarët, me sasinë e votave të prodhojnë ata përfaqësues që zgjedhin. Jo të votohet dhe përmes trukeve të t’i përvetësojnë votat të tjerë”, u shpreh Petrit Vasili.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta