Petro Koçi: Më duket sikur jemi në zgjedhjet e vitit 2019, opozita s’duket në terren

15 Mars 2023 | 22:16

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi deklaroi se është e pamundur që koalicioni mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, të dalë fituese në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Koçi u shpreh se Berisha dhe Meta janë e shkuara dhe se PS është fuqia e ndryshimit.

Sipas Koçit, opozita nuk është në terren, ashtu si në zgjedhjet e vitit  2019, ku nuk mori pjesë.

“Lidhja e një koalicioni me Ilir Metën e bën edhe më të pamundur fitoren e kësaj opozite. Ky çift, vetëm Berisha-Meta është një ftesë për t’u kthyer mbrapa. Me këtë përballje, PS dhe në krahun tjetër Berisha-Meta, ndryshimi është i madh. Fuqia e ndryshimit mbetet Edi Rama”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026