Pezullimi i Ballukut nga GJKKO, Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e qeverisë

2 Dhjetor 2025 | 10:10

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese do të vendosë sot nëse do ta kalojë për shqyrtim ankimimin e qeverisë për pezullimin nga detyra si zëvendëskryeministre të Belinda Ballukut nga GJKKO.

Shqyrtimi i çështjes Balluku do të bëhet në mbledhjen e parë që Kushtetuesja ka planifikuar për ditën e sotme.

Treshja e gjyqtarëve të Kolegjit, Marsida Xhaferllari, Sandër Beci dhe Sonila Bejtja do të vendosin nëse do të kalojnë për shqyrtim kërkesën e qeverisë.

Kolegji duhet të bëjë vendimmarrje nëse do pranojë kërkesën e qeverisë për këtë çështje; kërkesa mund të rrëzohet nga të tre gjyqtarët dhe nëse vetëm njëri prej ka votën kundër çështja kalon në gjykim nga tetëshja e gjyqtarëve të Kushtetueses.

Më 21 nëntor Qeveria dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e saj për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Ballukun.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi cenim të ekzekutivit vendimin e Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe zv.kryeministren Belinda Balluku.

Vendimi i qeverisë erdhi pasi Gjykata e Posaçme caktoi dy masa sigurie për zëvendëskryeministren Belinda Balluku: “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026