Pezullimi i gjyqtarit të KPA, konstitucionalisti Sokol Hazizaj: Vihet në dyshim vendimmarrja e deritanishme

25 Maj 2020 | 11:50

Pezullimi i gjyqtarit Luan Daci duket se ka vënë në pikëpyetje procesin e vetingut në drejtësi.

Në një lidhje direkte me Euronews Albania, konstitucionalisti Sokol Hazizaj tha se përjashtimi i një gjyqtari nuk do të thotë dështim i reformës në drejtësi, por është dëshmi e nxitimin me të cilën u krijuan organet në sistemin e ri të drejtësisë.

Teksa tërheq vëmendjen që të hiqet dorë nga paragjykimi për fajësinë e gjyqtarit Daci pa përfunduar hetimet ndaj tij, konstitucionalisti thekoi faktin se përjashtimi i tij nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në thelb nuk mund të prishë vendimet e marra deri tani, por vë në dyshim procesin e vendimmarrjes në KPA.

“Duhet të ndajmë dy gjëra, që reforma në drejtësi nuk mendoj se gjen pengesë nga largimi i një anëtari të KPA dhe momenti i dytë është se nxitimi me të cilën u konfirmua reforma në drejtësi do sillte probleme të tilla. Zgjedhja e përshpejtuar e anëtarëve të KPA dhe KPK siç duket nuk ka qenë ligjore dhe tregon se procesi do ketë pengesa, por kjo nuk do të thotë dështim i reformës në drejtësi

Në thelb nuk mund të prishen vendimet e marra deri tani nga KPA sepse këtë e vendos procedura, por pezullimi i gjyqtarit vë në dyshim procesin e vendimmarrjes në KPA”, tha z. Hazizaj.

I pyetur lidhur me deklaratën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim sipas të cilës ka përpjekje për ta vrarë reformën në drejtësi, z. Hazizaj tha se dëmi më i madh është shkaktuar nga ndërhyrjet që janë bërë përmes akteve normative të qeverisë në 3-4 muajt e fundit gjatë pandemisë.

“Konstatimi është korrekt, por nëse do t’i konsideronim të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur në 3-4 muajt e fundit, pasoja është deformuar përmes akteve normative dhe ndryshimeve të kodit penal nga Këshilli i Ministrave. Kemi një moment që ka denigruar Kushtetutën. Pra, djalli nuk fshihet në marrëveshje, por në aktet normative të kryeministrit”, tha konstitucionalisti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026