Pezullohet përpjekja për arrestimin e Presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol

3 Janar 2025 | 19:30

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë pezulluar përkohësisht përpjekjet për të arrestuar Presidentin e shkarkuar Yoon Suk Yeol, pas një ballafaqimi të tensionuar që zgjati rreth gjashtë orë në rezidencën e tij në Seul.

Operacioni, që përfshinte rreth 100 hetues dhe 3,000 policë, u ndalua nga një barrikadë e përbërë nga 200 ushtarë dhe personel sigurie besnik ndaj zotit Yoon. Ndonëse nuk pati përdorim armësh, autoritetet përmendën rrezikun e madh në hapësirën e mbyllur si arsye për pezullimin e veprimit.

Presidenti Yoon, i cili është shkarkuar nga parlamenti dhe ka kompetencat e pezulluara, akuzohet për rebelim dhe abuzim të detyrës lidhur me shpalljen e një gjendjeje të jashtëzakonshme më 3 dhjetor, e cila u shfuqizua më vonë nga ligjvënësit. Vendimi përfundimtar për shkarkimin e tij është në duart e Gjykatës Kushtetuese.

Fletë-arresti ndaj tij skadon të hënën, dhe autoritetet kanë njoftuar se po shqyrtojnë hapat e ardhshëm në hetimet ndaj ish-presidentit konservator.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026