Pikëpyetjet mbi kolaudimin, ekspertët e fushës kundër kontrollit teknik 1 herë në 2 vjet
Për ekspertët autoteknikë, kolaudimi i automjeteve 1 herë në 2 vjet është një periudhë e gjatë për flotën prej 630 mijë makinash që disponon aktualisht Shqipëria.
“Mendoj se nuk është e mirëstudiuar, pasi duhej marrë mendimi i ekspertëve. Koha e zgjatjes së kontrollit teknik nuk do ndikojë në parandalimin e aksidenteve rrugore, për arsyen e thjeshtë se aftësitë profesionale të drejtuesve të mjeteve nuk janë të tilla që të mund të kontrollojnë sistemin e drejtimit dhe frenimit”, thotë Islam Qibini, ekspert i sigurisë rrugore.
“70 % e mjeteve janë në moshë të madhe, me shumë kilometra, këtyre mjeteve u ka kaluar afati për të qarkulluar. Mos harrojmë që në Shqipëri ka edhe pjesë automjetesh të imituara që nuk japin garanci”, shprehet Arben Luzi, ekspert i sigurisë rrugore.
Ekspertët shikojnë me shqetësim edhe zgjatjen e afatit të kontrollit për mjetet e transportit publik.
“Edhe për mjetet e shërbimit publikë, si autobusët apo ato që transportojnë një numër të caktuar udhëtarësh, mendoj që është e nxituar dhe do ketë efekte negative dhe këto duhet të kontrollohen 1 herë në 6 muaj siç ka qenë”, shprehet z. Qibini.
“Ju kujtohet aksidenti në Vishë të Himarës, autobusi ishte shumë i vjetër. Imagjinoni një furgon që lëviz në një fshat të thellë, mund ta përballojë ai 1 herë në vit kontrollin?” thotë eksperti i sigurisë rrugore, Arben Luzi.
Ekspertët janë të mendimit se shtetëzimi i kolaudimit pas përfundimit të koncesionerit do të jetë një zgjidhje e përkohshme, pasi më tej ky shërbim do t’i delegohet sërish privatit.
Ndërkohë, qeveria ka depozituar në kuvend edhe propozimet për ndryshimet në kodin rrugor që lindin nga zgjatja e afateve të kontrollit teknik, ndërsa tarifat nuk do të ndryshojnë.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh