Pinë ujë nga shishja e ambalazhuar, si u helmuan nënë e bir dhe kamarieri
Tre persona përfunduan në spital në Shkodër me djegie të ezofagut dhe stomakut pasi konsumuan ujë në një lokal.
Gazetari i Euronews Albania Teodor Gjerga raportoi se nënë e bir, 41 dhe 14 vjeç kanë ndjerë menjëherë djegie të forta në fyt sapo kanë konsumuar nga një shishe me ujë i ambalazhuar që u është sjellë nga kamarieri i lokalit.
Pasi i kanë treguar kamarierit, ai është shprehur mosbesues duke u thënë se shishja ishte e ambalazhuar, ndaj e kishte provuar edhe vetë, por kishte përjetuar të njëjtat simptoma si nënë e bir.
Gazetarin Gjerga raportoi se bëhet fjalë për një shishe uji prej qelqi, nga një prej kompanive më të njohura që shpërndahet në të gjithë vendin.
Uji ka qenë në një koli bashkë me shishe të tjera dhe nuk dihet se si ka përfunduar lënda e dyshuar si acid brenda kësaj shisheje.
Një nga pistat ku po heton policia është edhe konkurrenca mes bizneseve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Helmohen nga uji i konsumuar në lokal 3 persona në Shkodër
- Vrau 2 persona në 2020 për parcelat me kanabis, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë