Pioli tregon objektivin kryesor të Milanit në sezonin e ri
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e sheh titullin e Serie A si një pikënisje për kuqezinjtë në edicioni e ri garues 2022/23.
Milani u shpall kampion i Serie-A në sezonin e fundit pas një luftë të ashpër me rivalin e qytetit, Interin, deri në javën e fundit.
“Mund të jem i lumtur vetëm me komplimentet e shumta të marra. I ndaj me klubin dhe një grup lojtarësh që gjithmonë kanë dhënë më të mirën. Ata kanë besuar gjithmonë në atë, në cilësitë dhe trajnerin e tyre”, tha fillimisht Pioli.
“Ekipi qëndron në momente të vështira, duke na dhënë kënaqësi të madhe. Për këtë arsye, titulli duhet të jetë një pikënisje. Ne e dimë se kemi arritur diçka të rëndësishme, veçanërisht për një grup tifozësh që nuk e kishin parë ekipin e tyre të fitonte për një kohë të gjatë”, shtoi ai.
Pioli u emërua trajner i Milanit në vitin 2019 dhe fillimisht udhëhoqi kuqezinjtë në kampionatin e tyre të parë në Ligën e Kampionëve pas tetë vitesh dhe më pas fitoi Scudetton e 19-të në historinë e klubit, i pari që nga 2010-11.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq