Pjesë e goditjes ndaj krimit, cili është qyteti ku Trump do dërgojë Gardën Kombëtare

12 Shtator 2025 | 20:34

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se Memfisi i Tenesit do të jetë qyteti i radhës në SHBA ku do të dislokohen trupat e Gardës Kombëtare, si pjesë e fushatës së tij të ashpër kundër krimit në qytetet e udhëhequra nga demokratët.

Në një intervistë të premten në Fox News Channel, Trump deklaroi se kryetari demokrat i bashkisë së Memfisit është “i lumtur” për vendimin, po ashtu edhe guvernatori republikan i Tenesit. Megjithatë, presidenti nuk dha detaje për datën konkrete të dislokimit, duke u shprehur shkurt: “Do të shkojmë në Memfis. Memfisi është thellësisht i shqetësuar.”

Vendimi vjen rreth një muaj pas dërgimit të trupave në Uashington DC, dhe konsiderohet si një përshkallëzim i politikave të tij të brendshme të sigurisë, sidomos në qytetet me nivele të larta kriminaliteti.

Sipas të dhënave të FBI-së, Memfisi ka një nga normat më të larta të krimeve të dhunshme në SHBA, me 2,501 krime për 100,000 banorë, një statistikë që Trump e ka cituar shpesh në përpjekje për të justifikuar ndërhyrjen federale.

Presidenti përmendi gjithashtu se synon uljen e kriminalitetit në qytete si New Orleans dhe Çikago. Edhe pse për javë të tëra është spekuluar për një ndërhyrje në Çikago në kuadër të “Operacionit Midway Blitz” — një nismë federale për zbatimin e ligjit të imigracionit dhe luftën kundër krimit — Trump la të kuptohet se për momentin ka zgjedhur Memfisin si prioritet, duke shtuar: “Do të kisha preferuar të shkoja në Çikago.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)

Një plagosje me armë zjarri ështe regjistruar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Sarandës. Mësohet se plagosja ka ndodhur rreth otës 21:15 në lagjen...
08:08 | 18/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026