Pjesëmarrje minimale në qendrën e votimit të personave me aftësi ndryshe, s’ka fletë për të verbërit
Në qendrën e votimit të personave me aftësi ndryshe në qarkun e Kukësit ka pasur një pjesëmarrje shumë të ulët votimi, ku nga 62 që është numri i votuesve, deri më tani kanë votuar vetëm 16 persona.
Kryetari i komisionit të qendrës së votimit të personave me aftësi ndryshe tha se procesi i votimit po vijon normalisht, ndërsa presin që të ketë edhe pjesëmarrës të tjerë në votime.
“Presim që personat të vijnë edhe pse kanë ngelur pak orë”, u shpreh ai.
Në lidhje me ambientet e kësaj qendre votimi, z. Guri tha se janë të përshtatura për personat me aftësi ndryshe, përveç personave të verbër për të cilët nuk ka fletë votimi të posaçme. Në këtë rast, personat e verbër shoqërohen nga një person i familjes.
“Ambientet janë të përshtatura për personat me aftësi ndryshe. Aktualisht nuk kemi fletë votimi për personat e verbër dhe ata shoqërohen me një familjar të tyrin”, u shpreh z. Guri.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 12:38 Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
- 12:30 Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve