“Plagët janë ende të hapura”- Greqia i kërkon dëmshpërblimet e luftës Gjermanisë
Çështja e dëmshpërblimeve të luftës u prek nga kryeministri i Greqisë, Qirjakos Micotaqis, gjatë takimit me presidentin gjerman Frank-Valter Shtajnmajer, i cili po viziton Athinën.
Kreu i qeverisë greke mirëpriti faktin se të enjten, Shtajnmajer do të vizitojë ishullin e Kretës, veçanërisht lokalitetin Kandano, ku pritet të flasë për mizoritë e nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Këto çështje janë ende të hapura dhe shpresojmë që në një moment të mund t’i zgjidhim,” deklaroi Micotaqis.
Ai foli gjithashtu për një epokë të re në marrëdhëniet greko-gjermane. “Greqia është rikuperuar ekonomikisht. Ajo po lë pas kohët e turbullirave dhe krizave,” theksoi më tej kryeministri.
Nga ana e tij, Shtajnmajer vlerësoi rikuperimin ekonomik të Greqisë dhe progresin e arritur në marrëdhëniet tregtare dypalëshe, duke vënë theksin tek investimet gjermane në shtetin helen.
Çështja e dëmshpërblimeve të luftës ishte ngritur më herët edhe nga presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropulu, në takimin me homologun gjerman.
Sipas mediave greke, ky i fundit ishte përgjigjur se, sa i takon aspektit ligjor, kjo çështje konsiderohet e mbyllur.
Ndërkohë, në takimin me Micotaqisin, u diskutua edhe çështja e ndjeshme e emigracionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull