​NEWBORN kthehet në imazh burgu në 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

17 Shkurt 2026 | 10:20

Aktivistët e platformës “Liria ka emër” në mënyrë simbolike rrethuan monumentin e New Born-it me rrethoja të hekurit duke e kthyer në një imazh burgu.

Në rrethoja është vendosur tabela me logon e Dhomave të Specializuara me mbishkrimin “Kosova e burgosur”.

Aktivistja, Eliza Hoxha, tha se në këtë mënyrë interpretuan momentet, në të cilat faktikisht po gjendet populli i Kosovës dhe historia e atyre që kanë luftuar për çlirimin e këtij vendi.

“New Born-in e shohim çdo 17 shkurt me një kuptim të ri me ngjyra plot dhe ato lidhen me rrëfimet e së kaluarës. Ne mbi atë që reprezenton Neë Born-i këtë herë që është edhe 18- vjetori i shtetësisë së Kosovës, jemi munduar që të punojmë mbi të dhe si guerilë e re të interpretojmë momentet, të cilat faktikisht gjendet populli i Kosovës, historia e njerëzve që kanë luftuar për çlirimin e saj dhe për synimin shekullor që ky vend të jetë i pavarur dhe ne të vendosim për fatin tonë. Të njëjtit sot janë në procese të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe atje nuk janë vetëm si individë, por edhe si krerë të shtetit të Kosovës. Kanë shpallur pavarësinë”, tha Hoxha.

Kosova mbushi 18 vjet shtet, sot do të festohet më ndryshe.

Në ora 14:00 do të protestohet me kërkesë për gjykim të drejtë për krerët e UÇK-së në Hagë. Në këtë protestë, organizatorët presin që të mblidhen mbi 200 mijë qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës dhe rajonit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026