Plagoset me armë një grua në Kosovë, dyshohet se sulmi u krye nga bashkëshorti i saj

6 Gusht 2024 | 10:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kosovë, ku një grua 42-vjeçare është plagosur me armë zjarri.

Sipas mediave të Kosovës, gruaja dyshohet se u plagos nga bashkëshorti i saj dhe ngjarja ka ndodhur në Fushë-Kosovë.

Po ashtu mësohet se 42-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Megjithëse thuhet nga spitali se aktualisht ajo është e vetëdijshme, lëndimet trupore të saj janë të rënda.

Ndërkohë po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026