Plagoset me thikë 44-vjeçari në Sarandë, arrestohet autori

17 Korrik 2025 | 09:40

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e një 44-vjeçari mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Mitat Hoxha” në Sarandë. Burime zyrtare konfirmojnë se Klodjan Basholli, 44 vjeç, banues në Shijan të Delvinës, ka mbetur i plagosur me thikë pas një zënke me 26-vjeçarin Elvis Ndoji, banues në Sarandë.

I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin e Sarandës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë, autoritetet identifikuan dhe lokalizuan autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili pas disa orësh negociatash me policinë u vetëdorëzua.

Të dy personat e përfshirë në konflikt rezultojnë me të kaluar kriminale. Klodjan Basholli ka qenë i dënuar më herët nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2008, kur në plazhin e Manastirit u kap një skaf me 278 kilogramë marijuanë. Ai është arrestuar sërish në vitin 2017, si pjesë e një grupi të dyshuar për vjedhje në fshatrat kufitare greke, ku gjatë operacionit të atëhershëm u sekuestruan edhe dy pistoleta.

Nga ana tjetër, Elvis Ndoji rezulton gjithashtu person me precedentë penalë. Ai ishte arrestuar në tetor të vitit 2024 si autor i disa vjedhjeve, ku gjatë kontrollit të policisë i ishin gjetur një thikë dhe një sopatë. Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka arritur të përfundojë kaq shpejt i lirë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026