Plagoset me armë një person në Kamëz, humb jetën në spitalin e Traumës! Policia jep detaje

8 Qershor 2026 | 12:11

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të hënë në Kamëz. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur rëndë një person i cili u dërgua në spitalin e Traumës.

Fatkeqësisht i riu nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka mbërritur në spital pa shenja jete. Viktima është identifikuar si 27-vjeçari, Ardian Baloshi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në rrugën “Dervish Luzha” mes viktimës dhe 39-vjeçarit, Sadik Llanaj. Policia po punon për kapjen e 39-vjeçarit ndërsa ka sqaruar se nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar të tjerë.

“Tiranë. Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi A. B., rreth 27 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Nga provat e administruara deri në këto momente, dyshohet se shtetasi A. B, është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi S. Ll., rreth 39 vjeç. Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore.

Sqarojmë se nuk ka shtetas të tjerë të dëmtuar nga kjo ngjarje. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e autorit dhe do t’ju informojmë në vijim për çdo gjë që  lidhet me këtë ngjarje”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026

Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut

Në kulmin e sezonit të prodhimit, serat me spec në fshatin Lum, Cërrik, janë plot, ndërsa tregu pothuajse bosh. Për fermerin Eduart Shermadhi, i cili...
19:30 | 07/07/2026