Plagoset rëndë motoristi në Berat, ishte duke shpërndarë pica

15 Gusht 2023 | 08:28

Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së martës në lagjen “Çlirim” në Berat.

Një motor që shërben për shpërndarje ushqimesh të shpejta në qytet është goditur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas ka rrëshqitur në asfalt për disa metra.

Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë motoristi, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë efektivë të policisë rrugore që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia, prej të cilës drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin dhe është përplasur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026