Plagosja e dy personave në Korçë, flet dëshmitarja: Erdhi me vrap dhe e goditi

19 Tetor 2023 | 11:24

Një person me probleme të shëndetit mendor ka plagosur paraditen e sotme në Pazarin informal të  fruta perimeve dy persona.

Bëhet fjalë për një grua 52-vjeçare si dhe një 60-vjeçar i cili mësohet të ketë ndërhyrë për të neutralizuar situatën.

Autori mësohet të ketë qenë Jonis Mazllemi, banor i qytetit të Korçës i cili ka qenë i pajisur me një mjet prerës hanxhar në momentin kur ka goditur gruan e cila është shitëse në këtë pazar dhe me pas ka goditur e personin tjetër që erdhi në ndihmë 52- vjeçares.

Ndërkohë një grua që ka qenë dëshmitare në vendngjarje ka treguar se si ndodhi ngjarja, ku 36-vjeçari ka ardhur me vrap dhe ka qëlluar gruan.

“Unë isha tani. I hyri me sëpatë. Gruaja ra poshtë,. Nuk pari konflikt mes tyre. Erdhi me sëpatë dje i ra. E njoh gruan ishte aty. Nuk e di ça u bë pastaj,. Ai ishte i droguar. Nuk e di nëse zunë apo jo”-tha ai.

Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të plagosurve është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën ndërkohë nga ana tjetër policia dhe grupi i hetimit thonë se 36-vjeçari është shoqëruar në mjediset e komisaritit të Korçës ku po merret në pyetje për rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Policia ende nuk ka bërë me dije se cili është shkaku i kësaj ngjarje por burime të siguruara thanë se ka qenë gjithçka e një momenti të pakontrolluar nga personi me probleme të shëndetit mendore, i cili mendohet të ketë dhe konsumator i drogës.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026