Plagosja e dyfishtë në Don Bosko, identifikohet autori

25 Tetor 2024 | 12:04

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së dyfishtë në zonën e Don Boskos. Atentati ndodhi më 3 Shtator 2024, në një lokal afër xhamisë, ku u plagosën me armë zjarri shtetasit Kastriot Elezi, 45 vjeç, dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç.

Gjatë hetimeve, grupi i posaçëm hetimor dokumentoi ligjërisht implikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit D. T., 23 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas vlerësimit të provave dhe faktet e mbledhura, vendosi masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë për  23-vjeçarin, banues në Kamëz.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Kujtojmë se pas atentatit, policia gjeti në vendngjarje 7 gëzhoja, si dhe nga pamjet e sigurisë u evidentuan 3 persona pjesëmarrës. Objektvat e atentatit u qëlluan nga një automjet në lëvizje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026