“Autorët hapën zjarr nga makina” – Vocaj zbardh dinamikën e atentatit në Don Bosko
Kreu i policisë së Tiranës Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediat lidhur me atentatin me 2 të plagosur në “Don Bosko” tha se policia po heton intensivisht, ka pamje filmike dhe një ide të qartë për dinamikën e ngjarjes.
Vocaj tregoi se në vendngjarje janë sekuestruar 7 gëzhoja, dyshohet se kanë qenë 3 persona që kanë marrë pjesë në atentat, të cilët kanë hapur zjarr nga automjeti.
“Jemi duke kontrolluar në të gjithë zonën për kamerat e sigurisë. Është gjetur një automjet i djegur, janë identifikuar targat e automjete që nuk janë të vjedhura, por numri i shasisë nuk përputhet me automjetin. Në vendngjarje janë sekuestruar 7 gëzhoja, nuk është përcaktuar tipi i armës së përdorur dhe brenda automjetit të djegur është gjetur edhe një armë zjarri. Dy të plagosurit ishin në të njëjtën tavolinë, 22-vjeçari nuk është kamarier, kanë qenë duke pirë kafe, lidhje vetëm shoqërore. Dyshohet se kanë qenë 3 persona që kanë marrë pjesë në atentat. Autorët kanë qëlluar nga automjeti, nuk kanë zbritur. Kemi pamje filmike dhe një ide të qartë për dinamikën e atentatit”, tha Vocaj.
Dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri në një atentat të ndodhur të martën në zonën e Don Boskos në Tiranë, në një kafene ngjitur me zyrat e OSHEE.
Një person ka qëlluar me pistoletë në drejtim të lokalit duke lënë të plagosur shtetasit Kastriot Elezaj, 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në makinën tip Golf që dyshohet se u përket autorëve të atentatit dhe është gjetur e djegur në fshatin Çerek, është gjetur dhe një armë e gjatë, dyshohet kallashnikov.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve