Plagosja me armë e 18-vjeçares në hotelin e Vladimir Gjutës, zbardhen detaje, në kërkim edhe i dashuri
Dy persona u arrestuan dhe 3 të tjerë u shpallën në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur pak pas mesnatës në një hotel në zonën e Saukut ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në hotelin e Vladimir Gjutës një emër i njohur për drejtësinë. Ai u arrestua më 20 shkurt të 2020 pasi u kap me armë me vete pranë selisë së Partisë Socialiste, vend ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati (Gjuta), janë dy personat e arrestuar në lidhje me plagosjen e 18-vjeçares N.M., të ndodhur në biznesin e tyre në Sauk.
Në kërkim janë shpallur babë e bir, Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta dhe Elvir Gjuta.
Mësohet se 22-vjeçari i shpallur në kërkim është i dashuri i vajzës së plagosur dhe djali i të arrestuarës. Vajza e cila dyshohet se ka qëlluar veten, në dëshminë paraprake është shprehur se ka bërë disa gabime në jetë. Të arrestuarit janë nëna dhe xhaxhi i 22-vjeçarit Erisjaldo Gjuta.
Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij