Plagosja me armë në Tiranë për çështje pronësie, Policia: Konflikt mes fqinjëve
Një 47-vjeçar në Tiranë ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit dhe sipas burimeve nga Policia, i plagosuri dhe autori kanë qenë fqinj me njëri-tjetrin.
Po ashtu, sipas burimeve për Euroneës Albania bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive pronësie mes komshinjve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë