Plan i ri antiterror. BE, masa të reja ndaj pas sulmeve në Francë e Austri
I nxitur nga sulmet e fundit në Francë e Austri, Komisioni Evropian ka prezantuar një axhendë të re për t’i bërë kontrast terrorizmit në BE.
Ideja është identifikimi dhe reagimi në kohë ndaj kërcënimit, duke përforcuar kontrollet kufitare dhe bashkëpunimin policor.
“Stili evropian i jetesës dhe vlerat tona janë të padiskutueshme. Ne jemi të vendosur ta mbrojmë këtë model… Po aq sa jemi të hapur për t’u ofruar mundësi njerëzve për t’u integruar në shoqëritë evropiane, aq jemi edhe të vendosur për të parandaluar çdo rrezik dhe t’i mbrojmë vendet tona nga të gjithë ata që na duan të keqen”, deklaroi Margaritis Schinas, zëvendës president i KE-së.
Axhenda e vë theksin tek luftimi i radikalizmit, që përfshin mundësinë për të hequr përmbajtjet terroriste online, por dhe parandalimin e tij në burgje.
Edhe bashkëpunimi policor është jetik dhe do të thotë rritje të aksesit në provat dixhitale dhe informacionet e kriptuara të përdorura nga kriminelët. Por sipas ekspertëve, nuk do të jetë e lehtë.
“Kjo është një çështje për të cilën flasim prej vitesh dhe e cila deri më sot nuk ka ofruar zgjidhje të mjaftueshme sepse ne bazohemi tek vullneti i mirë i kompanive që menaxhojnë rrjetet sociale, të cilat nuk janë evropiane. Ndaj kapacitetet që ne kemi për të vepruar ndaj tyre janë jashtëzakonisht të kufizuara dhe vullneti i mirë i tyre nuk mjafton”, tha Claude Moniquet nga Qendra Evropiane për Inteligjencën dhe Sigurinë.
Në fund, Komisioni po propozon forcimin e mandatit të Europol-it. Agjencia duhet të jetë në gjendje të veprojë si një pikë kyçe në rast se agjencitë e një vendi anëtar nuk kanë juridiksion.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania