Plan “Marshall”, Ardian Hackaj: Kërkohen 1 trilion euro për rimëkëmbjen e ekonomisë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pranuar se në këtë fazë, Evropa ka nevojë për një Plan Marshall për të dalë nga kriza ekonomike e shkaktuar nga COVID-19. Von der Leyen u ka bërë thirrje anëtarëve të BE-së të investojnë miliarda në buxhetin e bllokut për të shmangur pasojat katastrofike ekonomike.
Për gjermanen “Welt am Sonntag”, Presidentja e Komisionit Evropian sqaroi se me “Plan Marshall për Evropën” ajo i referohet programit të rimëkëmbjes të vendosur nga SHBA në periudhën 1948-1952 për të ndihmuar ekonomitë e Evropës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.
Von der Leyen shtoi se buxheti i BE u pranua nga të gjitha shtetet anëtare si një mjet për të nivelizuar pabarazitë në një frymë solidariteti dhe se ai tani duhet të përshtatet për të përballuar krizën.
“Shumë miliarda që duhen investuar sot për të shmangur një katastrofë më të madhe, do t’i lidhin brezat së bashku”, tha për gazetën gjermane Von der Leyen, ndërsa këtë krizë shefja e Komisionit Evropian quajti një shans për të përtërirë ndjenjën e bashkësisë midis kombeve të Evropës.
Ardian Hackaj, drejtor i kërkimit në Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim, u shpreh se, bëhet fjalë për një paketë financiare me vlerë 1 trilion euro që do të hidhet për të rindërtuar ekonomisë për COVID-19.
“Plani Marshall është përmendur në mbledhjen e 25-26 marsit, mbledhje kur u mor vendimi dhe për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk ka ndonjë lidhje me dy vendet tona. Por ka të bëjë me faktin se si duhet të gjejë Evropa 1 trilion euro për t’u mbrojtur nga kriza”, u shpreh z. Hackaj.
Drejtori i kërkimit në Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim theksoi se ideja është ende një projekt pasi edhe pas 10 orë diskutimesh, nuk është arritur një marrëveshje pasi Italia, Spanja dhe Franca koperativizim të borxhit, ndërsa Gjermania dhe Holanda janë kundër.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 07:57 Ushtria izraelite përshkallëzon sulmet në zonat e Libanit jugor (VIDEO)
- 07:52 Anglia mposht 2-1 Republikën Demokratike të Kongos dhe kualifikohet në raundin e 16-tave
- 07:46 Shirat e rrëmbyeshëm godasin Bregun e Fildishtë dhe Ganën, 59 viktima dhe dhjetëra të zhdukur
- 07:38 Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha, negociatat mbeten pa rezultate konkrete
- 07:33 Përmbysje e çmendur në minutën e 125-të, Belgjika eliminon Senegalin 3-2 dhe siguron kualifikimin
- 07:28 SHBA-të kualifikohen në raundin e 16-të duke mposhtur Bosnjën dhe Hercegovinën