Plan Marshall për BE-në kundër COVID-19, Ardian Hackaj: Çfarë përfiton Shqipëria

6 Prill 2020 | 19:37

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pranuar se në këtë fazë, Evropa ka nevojë për një Plan Marshall për të dalë nga kriza ekonomike e shkaktuar nga COVID-19.

Von der Leyen u ka bërë thirrje anëtarëve të BE-së të investojnë miliarda në buxhetin e bllokut për të shmangur pasojat katastrofike ekonomike.

Por a përfiton gjë Ballkani e më tej Shqipëria nga ky plan? Në një lidhje ‘live’ me Ilva Now, Ardian Hackaj, drejtor i Kërkimit në Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim shpjegoi se ky plan është një përpjekje e të gjitha vendeve të BE për t’iu përgjigjur problematikës së coronavirus.

“Përmendja e planit marshall u mor në njëjtën mbledhje, më 25-26 mars kur u mor vendimi për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në qendër të kësaj qëndron çështja se si duhet të gjejë BE 1 trilion euro për të rindërtuar ekonominë dhe për t’u ringritur. Më 25 mars ka pasur 6 orë bisedime, por s’kanë rënë dakord pasi Italia, Spanja, Franca kërkojnë koperativizim të borxhit, ndërsa Gjermani dhe Holanda refuzojnë”, shpjegoi ai.

I pyetur se a përfiton Ballkani nga ky fond, z. Hackaj shpjegoi se apriori nuk mund të përfitojë. Por ai theksoi faktin se pozitive është që Parlamenti Evropian ka aprovuar alokimin e 410 mln eurove për mbështetje të 6 vendeve të Ballkanit për të dalë nga kriza e COVID-19, mes të cilëve edhe Shqipëria.

‘Ato janë nga fondi i solidaritetit evropian. Deri në shkurt të vitit 2020 vendet e Ballkanit nuk kishin qasje tek ky fond. Në këtë fond do të ketë qasje edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Në këtë pikë është e rëndësishme edhe mënyra si do bëhet qasja e qeverive ndaj këtyre fondeve”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021