Mediat në Kosovë: Plan për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti në Shkup
Mediat në Kosovë kanë raportuar duke cituar burime të sigurisë së Kosovës, se ka pasur plan nga Serbia për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti, teksa ai ndodhej mbrëmjen e djeshme në Shkup, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB.
Është thënë se vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të ndryshme.
“Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediatike me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”, ka thënë burimi për RTK-në.
Ndërkohë vetë Kurti ka reaguar lidhur me raportomet, duke theksuar se ka mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar.
Kurti shtoi gjithashtu se në Shkup nuk është ndjerë i rrezikuar, por ka parë forca të shumta policie që janë kujdesur për mbledhjen ku ai mori pjesë.
“Kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhje që e mbajtëm, e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”, ka deklaruar Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës
Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën
Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit