Planet për kursim, Britania nis zhvendosjen e emigrantëve në platformat lundruese

8 Gusht 2023 | 10:33

Britania filloi të zhvendosë disa emigrantë, duke i vendosur ata në platforma lundruese në brigjet e saj jugore, si pjesë e planeve për të kursyer fonde, duke u hequr mundësinë e dërgimit nëpër hotele të emigrantëve që mbërrijnë me varka të vogla.

Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë goditjen kundër emigracionit të paligjshëm një përparësi kryesore të qeverisë së tij, përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen vitin e ardhshëm. Partia Laburiste e opozitës, momentalisht gëzon një epërsi të fortë në anketat e opinionit.

Në përpjekje për të penguar shtetas të huaj të hyjnë në Britani pa dokumente, qeveria po i zhvendos emigrantët në vende ushtarake të papërdorura, si edhe në ndërtesa lundruese trekatëshe gri, në Portland, ku mund të strehojë rreth 500 njerëz në më shumë se 200 dhoma gjumi.

Vendimi ka ndarë komunitetet lokale, me disa që e cilësojnë kushtet e strehimit për shtetas që vijnë nga vende si Iraku, Irani, Siria, Afganistani, ose Shqipëria, si çnjerëzore.

Të tjerë janë zemëruar nga ndikimi te shërbimet lokale dhe janë të shqetësuar nëse vendet ku do të strehohen emigrantët do të bëhen objektiva për protesta.

Më shumë se 50.000 azilkërkues po jetojnë në hotele në Britani pasi bënë pjesën e fundit të udhëtimit të tyre me gomone të vogla nga Franca. Qeveria thotë se hotelet kushtojnë 7.6 milionë dollarë në ditë.

Ministrja e Brendshme, Sarah Dines tha për televizionin ‘Sky Neës’ se dërgimi i emigrantëve në zona ushtarake dërgon një mesazh se Britania do të ofrojë “strehimin e duhur, por jo luksoz” për të ardhurit në mënyrë të paligjshme.

Qeveria bën me dije  se Bibby Stockholm do të strehojë vetëm burra beqarë dhe do të ofrojë strehim “me kushte bazike dhe funksionale”, së bashku me sigurimin e kujdesit shëndetësor, shërbime të hotelerisë dhe siguri në bord.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026