Ligji i ri për emigrantët, burg dhe dëbim për kë hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe

18 Korrik 2023 | 14:34

Drafti për emigracionin ilegal pritet të kthehet në ligj në Mbretërinë e Bashkuar, pasi shumica qeverisëse siguroi një seri votash plus në Dhomën e Lordëve.

Ligji është jetik për zotimin e kryeministrit Rishi Sunak për të ndalur varkat e vogla me emigrantë që kalojnë kanalin e La Manshit.

Në bazë të draftit, ministri i Brendshëm ka detyrën ligjore të burgosë dhe të largojë këdo që hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Në debatin që zgjati deri në orët e vona të natës, ligjvënësit refuzuan përpjekjet për të rivendosur kufij kohorë sa i takon burgosjes së fëmijëve dhe mbrojtjes së skllavërisë moderne.

Tani ka mbetur vetëm konsensusi i mbretit, që duhet të hedhë firmën e tij mbi draftin në cilësinë e kreut të shtetit.

Pavarësisht ligjit, mbetet e paqartë se çfarë do t’u ndodhë njerëzve që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla.

Drafti imponon detyrimin ligjor të qeverisë që të burgosë dhe dëbojë personat e ardhur në Ruanda, apo në vende të tjera të konsideruara “të sigurta”. Por marrëveshje të tilla me vende të tjera nuk ka.

Për më tepër, plani për dërgimin e refugjatëve në Ruanda u shpall i paligjshëm muajin e kaluar nga Gjykata e Apelit, edhe pse ministrat kanë vendosur ta sfidojnë vendimin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026