Më pak shqiptarë me gomone në Britani, shifrat për 3 muajt e fundit
Numri i shqiptarëve që tentojnë të kalojnë në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe ka rënë ndjeshëm. Sipas mediave britanike në 3 muajit e parë të këtij viti 29 shqiptarë janë larguar drejt tokës angleze me gomone. Ulja e numrit argumentohet me ashpërsimin e politikave te qeverise britanike, por edhe me kushtet e këqija te motit.
Të dhënat janë bërë publike nga gazeta ‘The Sun’, e cila thekson se numri i emigrantëve të paligjshëm ka rënë ndjeshëm krahasuar me shifrat e vitit të kaluar.
Sipas të përditshmes britanike, numri i shqiptarëve që tentojnë të udhëtojnë nëpëmjet kanalit të la manshit është ulur me fillimin e një skeme largimi të shpejtë nga qeveria britanike.
Nga 1099 shqiptarë që emigruan në Britani në tre muajit e fundit të vitit të kaluar, vetëm 29 mundën të kalojnë nga janari në mars të këtij viti.
Rreth 500 emigrantë të paligjshëm janë kthyer deri më tani në Shqipëri, pasi kryeministri Rishi Sunak premtoi se do të ndalonte gomonet, si një nga pesë prioritetet kryesore të Kryeministrit të përshkruara për këtë vit.
Në fund të vitit të kaluar, dy qeveritë, ajo shqiptare dhe britanike u dakordësuan që të luftojnë emigrimin e paligjshëm nëpërmjet ngritjes së një task force të përbashkët.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë