Nënkryetari i Bashkisë Kukës: Po fituat ju ndërpritet projekti britanik

21 Prill 2023 | 19:40

Nënkryetari i bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, i ftuar në “Rinvot”, tha se nëse koalicioni “Bashkë fitojmë”, arrin të fitojë në Bashkinë e Kukësit, atëherë projekti britanik do ndërpritet.

Pavarësisht se kandidati për këshillin bashkiak i “Bashkë fitojmë”, tha se ishte i bindur që projekti do vazhdonte, Gjana tha se nuk ka sit ë vazhdojë ky projekt i rëndësishëm, kur ata janë të shpallur ‘non grata’ nga Britania e Madhe.

“Projekti britanik, nëse këta vijnë në pushtet nuk do vazhdojë. Jeni ‘non grata’ nga Britania e Madhe. Do ndërpritet në mes projekti britanik nëse vini ju në pushte pasi ju jeni ‘non grata’”,-tha Granit Gjana.

Projekti britanik është një nga projektet më të rëndësishme zhvillimore të bëra ndonjëherë ngaqeveria britanike në vendin tonë. Ajo më herët ka ofruar ofrojë 8.4 milionë paund për një projekt që është menduar të zhvillohet pikërisht në qarkun e Kukësit, qark ky që është goditur më së shumti nga fenomeni i emigrimit dhe që aktualisht renditet ndër qarqet më të varfër në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026