Planet për paqen, Zelensky bisedë telefonike me Rutte dhe Von der Leyen

30 Nëntor 2025 | 20:28

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar këtë të diele një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte teksa zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas u takuan në Florida për të diskutuar rreth planeve për t’i dhënë fund luftës.

“Këto janë ditë kritike dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë”, shkroi Zelensky në një postim në rrjetet sociale në lidhje me komunikimin e tij me Rutte-n.

“Ne po punojmë ngushtë së bashku dhe janë përpjekjet tona të përbashkëta që do të jenë jashtëzakonisht efektive”, shtoi ai.

Udhëheqësi ukrainas foli sot edhe me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Sipas tij me Von der Leyen bien dakord në disa çështje kryesore.

“Ne kemi një mirëkuptim të përbashkët për çështjet kryesore. Është gjithashtu e rëndësishme që Ursula t’i kushtojë vëmendje të veçantë nevojës për të forcuar rezistencën tonë ndaj sulmeve të vazhdueshme të Rusisë ndaj infrastrukturës dhe sektorit të energjisë së vendit tonë”, tha Zelensky.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026