Plani i Hungarisë për të lehtësuar hyrjen për rusët, ‘rrezik serioz’ për BE-në

30 Korrik 2024 | 19:52

Një vendim i marrë së fundi nga Qeveria hungareze për ta bërë më të lehtë për shtetasit rusë dhe bjellorusë hyrjen në Hungari, ku thuhet se mund të hapë dyert për spiunët.

Në një letër drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, kreu i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Weber, tha se masa hungareze ngriti “shqetësime serioze të sigurisë kombëtare”.

Në fillim të këtij muaji, Hungaria publikoi detaje të një sistemi të ri të vizave të shpejta për qytetarët e tetë vendeve — duke përfshirë Rusinë dhe Bjellorusinë — për të hyrë në Hungari pa kontrolle sigurie ose kufizime të tjera.

Qytetarët rusë nuk përballen me ndalimin e hyrjes në BE dhe në zonën Shengen pa kontroll kufitar, e cila përfshin gjithashtu Norvegjinë dhe Zvicrën, nëse ata kanë një vizë të vlefshme dhe nuk kanë lidhje me presidentin rus, Vladimir Putin

Por, sanksionet perëndimore në përgjigje të pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë përfshijnë një ndalim të linjave ajrore në pronësi ruse që operojnë në hapësirën ajrore të BE-së, duke e bërë më të vështirë për shtetasit rusë udhëtimin në bllok. Në të njëjtën kohë, rregullat për dhënien e lejeve të punës janë çështje e çdo shteti anëtar të BE-së.

Orban, i kritikuar prej kohësh për lidhjet e tij miqësore me Putinin, u përball me një reagim të ri në fillim të këtij muaji pasi udhëtoi në Moskë për t’u takuar me udhëheqësin rus pas një ndalese në Kiev.

Duke mbajtur presidencën e radhës gjashtëmujore të BE-së, Orban e cilësoi vizitën si një mision paqeje, por udhëheqësit e BE-së e bënë të qartë se ai nuk i përfaqësonte ata në udhëtimet e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje

Franca ka regjistruar 74 vdekje nga nbytja që nga 18 qershori, ndërsa vendi vazhdon të përballet me një valë të nxehti dhe temperatura jashtëzakonisht të...
08:17 | 28/06/2026

Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës

Burri i ministres italiane të çështjeve familjare, Eugenia Roccella është zhdukur në liqenin Vico, rreth 80 km në veriperëndim të Romës. Siç raportohet nga agjencia...
21:45 | 27/06/2026

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026