Plani i paqes në Ukrainë, Macron dhe Zelenskyy biseduan edhe me Witkoff

1 Dhjetor 2025 | 16:39

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi bisedime në Paris me homologun e tij francez Emmanuel Macron në një përpjekje për të siguruar mbështetjen evropiane, ndërsa Uashingtoni po ushtron presion mbi Kievin që të pranojë një plan paqeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Në Paris, të dy udhëheqësit diskutuan mbi progresin e negociatave dhe mënyrën e arritjes së paqes së qëndrueshme. Sipas Pallatit Elysee, Macron dhe Zelensky zhvilluan gjithashtu bisedime me Witkoff dhe kreun ukrainas të ekipit negociator, Rustam Umerov.

“Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Tani shumë varet nga pjesëmarrja e secilit udhëheqës. Sot do të flasim edhe me udhëheqës të tjerë”, tha Zelensky në një postim në X.

Konsultimet në Florida kishin për qëllim të përpunonin detajet e planit amerikan të paqes. Të dyja palët e përshkruan takimin si produktiv, por pranuan se ka disa çështje të vështira që ende duhen zgjidhur.

Umerov, i cili udhëhoqi delegacionin ukrainas në Florida, i përshkroi bisedimet si të rëndësishme, duke thënë se ato ishin të vështira, por produktive. Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio , i cili kryeson ekipin amerikan së bashku me Witkoff, pranoi se nevojiten përpjekje të mëtejshme dhe se çdo marrëveshje do të ketë nevojë për pranim përfundimtar nga Rusia.

Pavarësisht presionit për uljen e tensioneve, Putini nuk ka treguar asnjë prirje për të bërë lëshime, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të bëjnë presion në terren dhe të bombardojnë qytetet ukrainase.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se administrata amerikane po heton pretendimet se Irani mund të ketë vendosur dronë në Kubë. Duke...
11:01 | 14/07/2026

Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30

Numri i të vdekurve nga zjarri në një pub të mbushur me njerëz në kryeqytetin tajlandez Bangkok u rrit në 30 të martën, sipas zyrtarëve...
10:24 | 14/07/2026

Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nisi të hënën një fushatë për të shpërbërë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke pretenduar se tribunali global po...
10:12 | 14/07/2026