Plani i Superligës së Evropës, Rumenigge: Synonte të dëmtonte kampionatin anglez

20 Dhjetor 2023 | 17:19

Krijimi i një kompeticioni të ri që do të quhej Superliga e Evropës ishte një ide që solli kontestime të shumta në botë ne futbollit, madje duke u luftuar menjëherë nga Uefa.

Kur kanë kaluar disa muaj nga vendimi përfundimtar që ky kompeticion nuk do të ekzistojë, ka folur dhe ish futbollisti, legjenda e Gjermanisë Rumenigge.

Ky i fundit ka treguar planin e këtij kompeticioni, si dhe arsyen se përse Bayerni e refuzoi kërkesën për tu bërë pjesë.

“Seria A do të bëhej Seria B dhe Bundesliga divizioni i dytë. Turne të dobët. Dhe a e dini pse e gjithë kjo? Për të dëmtuar Premier Ligën, që fiton më shumë thjesht sepse është më mirë. Sidomos skuadrat spanjolle donin ta dëmtonin dhe shpikën këtë turne, i vetmi që do të vlente. UEFA ofron turneun më të mirë të mundshëm, Liga e re e Kampioneve me 36 skuadra do të jetë edhe më spektakolare dhe e hapur”, tha Karl-Heinz Rummenigge, ish-futbollist.

Ekipet e para të cilat shprehën dëshirën për këtë kompeticion të ri ishin Real ii Madridit, Barcelona dhe më pas Juventus.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026